Erëzat rrisin metabolizmin dhe e nxisin atë të djegë kalori shtesë, pasi ato mund të rrisin përkohësisht metabolizmin deri në 8% më shumë. Sipas studimeve shkencore, ushqimet pikante kanë një sërë vetive të dobishme për organizmin, por edhe për shëndetin në përgjithësi.
Ushqimet pikante “ndezin” metabolizmin.
Studime të panumërta shkencore dëshmojnë se disa erëza, të tilla si speci i kuq, kanella dhe specat djegës, ndihmojnë në rritjen e metabolizmit dhe, si rezultat, humbjen e peshës. Ushqimet pikante kanë aftësinë pothuajse magjike për të reduktuar oreksin dhe për të nxitur djegien e kalorive. Ngrënia e ushqimeve pikante rrit temperaturën e trupit dhe si rrjedhojë trupi detyrohet të shpenzojë sasi më të mëdha të energjisë. Më në fund, sipas studimeve, speci mund t’ju ndihmojë të digjni deri në 119 kalori në ditë, pasi substanca kapsaicina e shtyn trupin të përshpejtojë djegien e kalorive.
Kapsaicina ndihmon në djegien e yndyrës.
Përveç përshpejtimit të metabolizmit, ushqimet pikante duket se “djegin” yndyrën e tepërt. Sipas një studimi të vitit 2008 të botuar në The American Journal of Clinical Nutrition, ushqimet pikante ndihmojnë ndjeshëm në humbjen e yndyrës. Studimi u fokusua tek personat me mbipeshë, të cilët pasi hanin ushqime pikante humbën dhjamin e barkut.
Spec djegës për të parandaluar dhe luftuar qelizat e kancerit.
Ushqimet pikante përmirësojnë shëndetin në disa mënyra. Erëzat ndihmojnë në luftimin e qelizave kancerogjene. Kapsaicina, një përbërës aktiv në specat djegës, është treguar se ngadalëson dhe shkatërron qelizat e kancerit. Në fakt, një studim i fundit i UCLA zbuloi se kapsaicina pengonte rritjen e qelizave të kancerit të prostatës tek minjtë, duke lënë qelizat e shëndetshme të paprekura.
Erëza për imunitet të fortë.
Kurkumini, në shafran që gjendet në Indi, ka mbi 600 veti terapeutike dhe parandaluese dhe ka një efekt anti-inflamator. Është veçanërisht e rëndësishme pasi ndihmon në parandalimin dhe trajtimin e ftohjes, shërimin e plagëve, si dhe në trajtimin e simptomave të artritit reumatoid. Kurkumini njihet për aftësinë e tij për të vrarë mikrobet dhe bakteret, të cilat janë të dëmshme për trupin.