ShowBizzz

“Përse i bëre unfollow Arbrit?”, Arnita Beqiraj në siklet në Top Arena

E ftuar mbrëmjen e sotme në Top Arena ka qenë regjisorja Arnita Beqiraj.

Mirëpo gjatë emisionit ajo është vënë paksa në siklet teksa është pyetur për ish-partnerin e saj, Arbër Qepanin.

Teksa është pyetur pse janë ndarë, Arnita ka dhënë një përgjigje disi “të çuditshme”.

Pjesë nga biseda:

Sa e dashuruar je nga 1 tek 10?

Arnita Beqiraj: Shumë, 10

Po me kë?

Arnita Beqiraj: Aq një tek pyetje kishe e dogje

I kishe bërë unfollow Arbrit?

Arnita Beqiraj: Çekoje

I shkreti se ka marrë vesh, të ka bërë unfollow vëlla

Arnita Beqiraj: Është futbollist Arbri? Se sot jemi për kombëtare

Pse u ndatë?

Arnita Beqiraj: Po pyet njeriun e gabuar.