LifeStyle

Ish-banori i BBV kapet me drogë, policia e arreston menjëherë

Këngëtari i njohur, Valon Shehu është arrestuar nga policia e Kosovës në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë pasi u kap me drogë. 34-vjeçari u vendos në pranga mbrëmjen e së premtes dhe fillimisht u ndalua nga uniformat blu për kontroll dhe verifikim, pasi kishte kryer kundërvajtje në rrugë.

Por gjatë kontrollit nga policia, ish-banorit të BBV i është gjetur një sasi droge e llojit kokainë. Droga është sekuestruar si provë materiale, ndërsa këngëtari është shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje. Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikoterapie ose analoge”.

Kujtojmë që këngëtari ka qenë pjesë e Big Brother Vip 1, ku ka tërhequr vëmendjen me deklaratat e tij brenda shtëpisë.

Valon Shehu ishte i pari banor i BBV që ka dalë nudo para kamerave teksa është futur në dush i zhveshur.

Ai zgjodhi të lahej nudo në dush, ndërkohë në tualet ishin edhe vajzat, Beniada Nishani, Einxhel Shkira dhe Sarah Berisha. Ishte Beniada ajo vuri re këtë detaj dhe iu ka treguar edhe banoreve të tjera, ndërsa vetë mezi mbante të qeshurën dhe përpiqej ta shmangte çdo moment.

“Mua më ka bërë përshtypje fakti që atje laheshin të gjithë me brekë, njeriu duhet të lahet siç e ka falur Zoti. Ajo pjesë e xhamit ishte e akullt dhe nuk dukej gjë, por vajzat kur kalonin zgjateshin të më shikonin zhveshur, mbase ngaqë kanë qëndruar për disa muaj atje brenda, dhe kishin epsh (qesh)”, tha ai pas eleminimit.

Gjithashtu gjatë bisedave të ndryshme me banorët ai ka treguar se nuk kishte komplekse madje u shpreh se do të ishte i pari që do bënte seks brenda shtëpisë së BBV.

Ndërkohë para se të hynte në shtëpinë e famshme, i ftuar në programin “E diell”, Valon Shehu u pyet në lidhje me vajzat në BBV.

“Beniada ka një trup të mirë dhe nuk e shoh për nuse, por për ta çuar direkt në krevat. Atë ndjesi më jep kur e shoh”, tha Valoni.