Aktori i njohur, Tom Cruise së fundmi ka zbuluar detaje në lidhje me një dëmtim që ka pësuar pas fundjavës së tij në Festivalin madhështor Glastonbury. Siç raportohet nga Mirror, Cruise, i cili aktualisht është i zënë me xhirimet e vazhdimit të fundit të “Mission: Impossible”, bëri një pushim të vogël prej tij për të shijuar festivalin e njohur muzikor në Worthy Farm.
Cruise iu bashkua turmës duke përfshirë edhe disa të famshëm të tjerë, ku ai shijoi performanca nga artistët më të mirë të momentit. Aktori i “Top Gun: Maverick” gjithashtu iu bashkua të gjithë të pranishmëve duke kënduar edhe një këngë të Oasis teksa priste që Coldplay të dilte në skenë. Megjithatë, Cruise dukej se kishte dorën të lënduar, pasi u fotografua në Londër nga paparacët.
Të enjten, Cruise mbërriti në helipadën në Battersea, duke u shfaqur në gjendje të mirë pavarësisht dëmtimit. Tom Cruise pëson lëndim në dorë në mes të xhirimeve të “Mision: Impossible”.
Nuk është hera e parë që një aktor i guximshëm si ai të lëndohet në sheshxhirim. Tom Cruise gjithmonë ka guxuar që çdo skenë të vështirë në xhirimin e një filmi ta bëjë të duket sa më reale, prandaj dhe ka pasur raste ku ai ka rrezikuar jetën e tij, kujtojmë këtu edhe kur aktori u fotografua teksa ishte i varur me kokë poshtë nga krahu i një aeroplani të Luftës së Dytë Botërore.
Prandaj edhe të gjithë fansat dhe mbështetësit mendojnë se dëmtimi në dorën e tij ka të ngjarë të lidhet me aktivitetet e tij të guximshme në xhirime për “Mission: Impossible”.
ks