Për këngëtaren me origjinë shqiptare, Dua Lipa duket se nuk kanë të ndalur sukseset.
Aktualisht, tri albumet e saj, “Dua Lipa” i vitit 2017, “Future Nostalgia” i vitit 2020 dhe “Radical Optimism” i këtij viti, janë në mesin e 10 albumeve më të dëgjuara të momentit në Mbretërinë e Bashkuar.
Në top-listën zyrtare të albumeve më të dëgjuara në Britani, mediat britanike kanë bërë të ditur se “Radical Optimism” është albumi i tretë më i dëgjuar i javës, “Future Nostalgia” i teti dhe “Dua Lipa” i 10-ti.
Dua në një postim në Instagram u shpreh: “Të tre albumet e mia janë në Top 10 në Mbretërinë e Bashkuar këtë javë! Fëmijët e mi po më bëjnë shumë krenar. Faleminderit për të gjithë dashurinë dhe mbështetjen dhe që më lejuat të jem kolonë zanore e ditëve tuaja gjatë këtyre 8/9 viteve”.