Horoskopi

3 shenjat e horoskopit që vonohen gjithmonë

Ka disa njerëz që janë të përpiktë, duke u shfaqur në punë, në takime apo në çdo rast tjetër ose në orarin e caktuar ose disa minuta përpara. Por, për të tjerë syresh është gati e pamundur respektimi i orareve, kjo për shkak të ngjeshjes së takimeve, ngecjes në trafik apo thjesht stilit të ngarkuar të jetës që kanë.

Pra, fiksojeni mirë se nëse bëhet fjalë për të lindurit e një prej këtyre shenjave të mëposhtme, harrojeni që t’i keni në orar fiks.

Dashi

Dashi ambicioz, dihet që në mes të projekteve për t’u përfunduar, merr detyra të tjera sepse thjesht kërkon më shumë. Nëse ata kanë pesë minuta kohë të lirë, e sigurt që do ta mbushin atë me një punë të përditshme ose një detyrë jashtë planit. Dihet që të lindurit e kësaj shenje i japin gjithmonë vetes kohë shtesë, sepse ata e humbasin shpejt kontrollin e ditës, për shkak të angazhimeve të shumta. Por, kur bëhet fjalë për festa, dreka familjare apo takime me kolegët ata janë mjeshtra të vonesës, pasi e bëjnë këtë qëllimisht që të dallojnë nga të tjerët.  

Demi

Demi është një shenjë që i pëlqen të lëvizë me ritmin e vet, i cili zakonisht është shumë i ngadaltë. Ana e tyre e kokëfortësisë del shpejt në pah sidomos nëse ata fillojnë të nxitohen apo e dinë që janë vonë për diku. Por, nëse janë sadopak të lodhur, ata do të refuzojnë të lëvizin nga krevati. Pavarësisht kohës kur kanë lënë një takim, e sigurt është që ata do të bëjnë një dush të gjatë, do të pinë kafenë me qetësi, do bëhen gati totalisht sipas terezisë së tyre. Ndaj, vonesat janë pjesë e stilit të jetës për ta!

Shigjetari

Shigjetarëve nuk u pëlqen të kenë orare të përcaktuara dhe kjo do të thotë se ata rrallë bien pre e rutinave. Ata shkojnë në shtrat në orare të çuditshme, zgjohen shumë vonë dhe kurrë nuk e dinë se ku do të jenë në ditë të ndryshme. Nëse po vonohen, shpesh ndodh sepse kanë harruar se duhet të jenë diku, nuk ka rëndësi nëse është dentisti, një takim pune, apo një dalje me miqtë. Ata do të kujtohen në sekondën e fundit dhe do të nisen me shumë shpejtësi, ose do të jenë miqtë që do u telefonojnë për t’u kujtuar se duhet të jenë prezentë.