ShowBizzz

Sot Mimoza Bullatovci e butikut ‘Fortesa‘ e ka dite e veçantë

 

Mjafton të përmendet emri “ Fortesa “, emër ky i njohur i butikut , ndër më të vizituarit nga emrat e publik si dhe nga klientë të shumtë të qendrave të Kosovës dhe jo vetëm , shkruan Kosovarja .

Pra, jo pak fytyra publike i kemi parë që si vend ideal për veshjen e tyre plot finesë e zgjedhin të vetmin emër në Prishtinë, pra butikun “Fortesa”, i cili iu ofron femrave atë që e ëndërrojnë, e duan të vishen me stil dhe bukur si dhe veshjet më të reja duke iu referuar çdo herë trendëve të fundit të modës botërore dhe stilit të veçantë që e karakterizon një shije e hollë dhe unike.

E sot, Mimoza Bullatovci pronarja e këtij butiku të njohur e më të frekuentuarin në vend e ka një ditë të veçantë nga se e feston ditëlindjen
Bukuroshja kosovare ka marrë shumë urime nga familjarët, miqtë por edhe nga fytyrat e njohura , sidomos të estradës, të cilët njëherit janë edhe klientët e saj besnik.

Një urim i veçantë për Mimozën shkon edhe nga ne stafi i Revistës “Kosovarja”,
“Shumë urime për ty e bukura Mimoza , e dashura bashkëpuntorja jonë “



ks