Një tjetër i ftuar në “Top Arena” ka qenë dhe këngëtari i njohur Devis Xherahu, i cili foli për jetën e tij profesionale dhe atë private.
Rikujtojmë që pak kohë më parë ai u përfshi në një sherr në Greqi, për të cilin ka ndarë më tepër detaje mbrëmjen e sotme:vista:
Pjesë nga inter
A është e vërtetë që për çdo dasmë merr nga 100 mijë euro?
Devis: Edhe Don Xhoni nuk merr 100 mijë euro, janë shumë për nivelin në shqipëri.
A do ta përfaqësosh Greqinë vitin tjetër në Eurovizion?
Devis: Nuk më është bërë ndonjë ofertë e tillë, por e kam menduar kur shikonim suedezen që përfaqësonte Greqinë. Thjeshtë ngeli një ide.
A ke harxhuar 100 mijë euro për pushime në Santorini?
Devis: Jo nuk është e vërtetë
A është e vërtetë që të kanë përjashtuar nga performanca në një buzuk?
Devis: Jo por kam bërë një debat dhe fitova unë. Kam qenë në Selanik. Kishte humbur diçka te ajo dhoma që rrija unë me disa muzikantë dhe më akuzoi që e kam marrë unë. Fjala zuri fjalën dhe kur nuk ka më vend fjala ka dora. U kapëm dhe u përjashtua ai sepse unë kisha të drejtë.