Amir Rrahmani, futbollisti i Kombëtares Kosovare të Kosovës dhe Napolit, dhe Juliana Nura, ish-banore e “Big Brother VIP Kosova 1”.
Fotoja e tyre qarkulloi pak ditë më parë në media, ku pati edhe nga ata që aluduan për lidhje mes tyre. E vërteta jo vetëm që nuk është kështu, por është krejt larg kësaj.
Në një intervistë, Amiri ka deklaruar se Juliana i ka kërkuar të bëjnë foto dhe ai ka pranuar. Më pas ajo ua ka dërguar foton mediave, pa e publikuar as vetë, duke krijuar aludime se ata kanë një romancë bashkë. Duke e konsideruar veprimin shumë të ulët, futbollisti tha se është beqar.
“Nuk ka asgjë të re, është një gjë shumë e ulët të të kërkojë dikush foto e pastaj t’ua dërgojë mediave, as vetë nuk e ka postuar. Për mua është shumë e ulët prandaj kam vendosur mos të reagoj. Jam single dhe nuk ka asgjë të re”- tha futbollisti në një intervistë për RTV Dukagjini.
lokimagazine