ShowBizzz

Pas eliminimit nga Euro 2024 – disa nga yjet e kombëtares shqiptare sjellin foto nga pushimet e tyre luksoze

Pas eliminimit nga Euro 2024, disa nga yjet e kombëtares shqiptare kanë nisur pushimet.

Disa me familje e disa me partneret e tyre, ata kanë ndarë gjithçka përmes rrjeteve sociale.

Mario Mitaj, Qazim Laçi dhe Thomas Strakosha kanë bërë të ditur se për pushime ndodhen në Greqi.

Mbrojtësi i majtë i kombëtares tregoi se ndodhet në ishujt Paros së bashku me familjen.

Sa i përket mesfushorit Qazim Laçi, ai shihet në Mykonos bashkë me partneren e tij.

Në po të njëjtin vend po kalon pushimet edhe portieri Thomas Strakosha, i cili shfaqet me të vëllanë dhe miqtë e tyre.

Këta janë tre nga yjet që shkëlqyen me performancat e tyre në këtë Kampionat Evropian.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Qazim Laci (@qazim.laci)

 



ks