Moderatorja Liesa Haxhiasllani e ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, foli mes të tjerash edhe për shtatzëninë e ëmbël, në pritje të një vajze.
Mikja e saj më e mirë, Kiara Tito, nëpërmjet një videomesazhi ka surprizuar Liesën teksa përshkruan emocionet që ka përjetuar gjatë periudhës kur ka kaluar një pjesë të shtatzënisë së bashku.
“Jam me fat që të njoh. Kemi kaluar shumë sfida bashkë. Momente të vështira në të mirë e në të keqe. Bekimi më i madh ishte të kalonim një pjesë të shtatzënisë së bashku! Dhe dy shoqe të ngushta shtatzënë është mrekulli! Mezi po pres që Lunën ta bësh me një shok/shoqe!”, shprehet Kiara.
Liesa, e prekur nga mesazhi, tregon se gjithçka ndodhi rastësisht, edhe pse më herët e kishin menduar.
Ajo mori një tufë me lule rozë dhe një mesazh të veçantë e romantik nga partneri i saj.
lokimagazine