Pak kohë më parë futbollisti shqiptar Taulant Seferi zbuloi se është në një lidhje dashurie— ndërsa më pas u shreh se është shumë i dashuruar me partneren e tij.
Mirëpo duket se gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç futbollisti mund të ketë dashur, pasi së fundmi ka treguar se është ‘single’ dhe lidhja e mëparshme ka marrë fund.
Në një intervistë për “TV21 Macedonia”, futbollisti tha:
“Jam single. Kam dalë dikur në një intervistë kam thënë se jam në lidhje, por tani jam single”, u shpreh Seferi.
Kujtojmë se gjatë intervistës së mëparshme, Seferi foli edhe për memet virale në rrjet, ku vajza të shumta shprehnin pëlqimin për futbollistin nëpërmjet humorit.
“Ajo bëhet xheloze, por e kaloj me sportivitet”, tha futbollisti asokohe.
Të jetë xhelozia shkak i ndarjes së çiftit?
lokimagazine