ShowBizzz

Margot Robbie është shtatzënë për herë të parë!

Margot Robbie është shtatzënë!

Burimet kanë konfirmuar për ‘PEOPLE’ se ylli i Barbie, 34 vjeç dhe bashkëshorti Tom Ackerley janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Robbie dhe Ackerley, gjithashtu 34 vjeç, u takuan për herë të parë në vitin 2013 në xhirimet e dramës së Luftës së Dytë Botërore Suite Française, ku ai ishte asistent regjisor dhe ajo ishte aktore.

Ata më pas u martuan në dhjetor 2016 gjatë një ceremonie private në Bayron Bay të Australisë.

Robbi dhe Ackerley fillimisht ishin miq dhe punuan së bashku në kompaninë e prodhimit LuckyChap në një ekip prodhues prej katër personash që përfshin gjithashtu shoqen e fëmijërisë së Robbie, Sophia Kerr, dhe Josey McNamara.

Kompania ka prodhuar disa filma dhe seri televizive, duke përfshirë I, Tonya, Birds of Prey dhe Barbie.

Muajin e kaluar, Ackerley foli për The Sunday Times se si ai dhe Robbie balancojnë jetën e tyre personale dhe profesionale.

“Ne kalojmë 24 orë në ditë së bashku,” tha ai. “Është pa probleme. Gjithçka është bërë një.”



lokimagazine