Modelja Emily Ratajkowski së fundmi ka shijuar një event në Nju Jork të quajtur White Party të organizuar nga biznesmeni Michael Rubin. Aty ajo u shoqërua me këngëtaren Camila Cabello.
Të dyja kanë postuar një video dhe foto nga festa, në veçanti një video ka tërhequr vëmendjen e fansave të tyre.
Emily ka postuar një përmbledhje videosh që ka realizuar gjatë natës, njëra prej të cilave tregon duke u puthur me Camilën.
Disa fansa mendojnë se janë në një lidhje
Pasi kanë parë atë skenë, fansat janë hutuar pasi nuk e kuptojnë nëse bëhet fjalë për shaka apo nëse të dyja janë në një lidhje.
“Je një çift i bukur”, “Camila???”, “Puthje e ëmbël”, “Të gjithë e pamë atë puthje”, “Çfarë po ndodh?”, “A janë në një lidhje tani?”, komentuan fansat.
lokimagazine