Adhuruesit e këngëtares, Billie Eilish, janë shprehur të shqetësuar pasi ajo ka postuar disa fotografi, ku duart e saj shihen se janë të mavijosura e me shenja kafshimesh.
Pasi këngëtarja ndau disa fotografi në rrjete sociale, disa nga adhuruesit e shumtë të saj u shprehën të shqetësuar.
Një nga adhuruesit e pyeti se a është mirë ajo? Ndërkohë që një tjetër i kërkoi t’i shpjegonte kafshimet.
Billi nuk ka thënë asgjë për mavijosjet dhe kafshimet, por ka përdorur dy emotikone me fishekzjarrë në postim.
Postimi i këngëtares vjen pas një interviste të përbashkët me kolegen, Lana Del Ray, për revistën Interview.
Dy këngëtaret folën për shumë tema, përfshirë edhe albumin e fundit të Billiet, “Hit Me Hard and Soft” e për lidhjet romantike.
“Kam problem me shfaqjen e fuqisë si dhe kontrollin si dhe nuk më pëlqen të nënshtrohem në lidhje romantike. Nuk më bën të ndihem rehat dhe nuk e di saktësisht se sa herë kam qenë e dashuruar”, ka treguar Billie.
Ajo ka vazhduar tutje duke thënë se mendon se ka versione të ndryshme të dashurisë. “Mund të jesh i dashuruar por mund të mos jetë e thellë”, ka thënë ajo ndërkohë që ka pohuar se nuk po dëshiron të ndajë më shumë detaje.
Lana sugjeroi se mbase ajo është duke “ikur nga një lidhje” ndërkohë që Billie e pranoi.
Komentet e adhurusve:
ks