Zërat për probleme të Biden vazhdojnë edhe pas debatit me Trump. Disa thonë se presidenti amerikan që do rikandidojë, vuan nga Parkinsoni.
NYTimes shkruante se sipas një burimi, një mjek neurolog e ka vizituar Shtëpinë e Bardhë 8 herë gjatë 8 muajve të fundit.
Shtëpia e Bardhë i ka mohuar zërat duke thënë se Biden u nënshtrohet vizitave dhe ekzaminimeve dy herë në javë, por nuk ka probleme dhe nuk po trajtohet për sëmundjen neurodegjenerative, Parkinson.
“A po trajtohet presidenti (Joe Biden) për sëmundjen e Parkinsonit? A merr ilaçe për sëmundjen e Parkinsonit? Jo”, tha zëdhënësja e presidencës amerikane, Karin Jean-Pierre.
Edhe vetë Biden i është përgjigjur këtyre aludimeve në një intervistë. Ai u pyet troç nëse vuan nga Parkinson dhe tha:
“Shiko, edhe përpara debatit po ndihesha shumë keq. Më bënë edhe analizat. Mendoj se kisha COVID, ndoshta kishte diçka që nuk shkonte, kisha një infeksion apo diçka tjetër”, tha Biden.
Biden shtoi se performanca e tij që nga debati e këtej, dëshmon se mendja e tij është në rregull.
/tiranapost