Një tjetër incident ajror ka ndodhur me një aeroplan Boeing në aeroportin e Los Anxhelosit.
Kompania amerikane United Airlines konfirmon se avioni i saj humbi një nga rrotat teksa po ngrihej nga pista.
“Rrota është gjetur në Los Anxhelos dhe ne po hetojmë se çfarë e shkaktoi këtë ngjarje,” tha linja ajrore në deklaratë.
Avioni, një Boeing 757-200 kishte 174 pasagjerë dhe shtatë anëtarë të ekuipazhit në bord dhe ishte nisur për në Denver. Nuk pati raportime për lëndime të pasagjerëve.
Avioni ia doli të kishte një ulje të suksesshme pavarësisht rrotës së humbur. Ky është një incident i ri për prodhuesin amerikan të avionëve, i cili kohët e fundit ka regjistruar disa problematika të ngjashme.
/tiranapost