Shëndetësi

A i ben dem trupit kur bejme shpesh dush sidomos tani ne vere? Mjeku jep pergjigjen e prere

Sa shpesh duhet të bëjmë dush? Kjo është një pyetje së cilës nuk ia kanë vënë shumë veshin njerëzit dhe lahen si tu vijë për mbarë.

Më së shumti, sidomos në verë, njerëzit lahen çdo ditë, madje dhe dy a më shumë herë në ditë.

Por sa herë duhet të lahemi pa i bërë dëm trupit tonë? Mjeku i mirënjohur, profesori i Nefrologjisë në QSUT, Dr. Alket Koroshi.

Ja çfarë thotë ai: “Natyrisht që shumë njerëz e kanë zakon të bëjnë dush çdo ditë, por në qoftë se ju nuk jeni ndotur diku ose nuk jeni djersitur, atëherë nuk është e nevojshme të bëni dush më shumë se dy apo tre herë në javë.

Uji i dushit bën që të eliminohet yndyra e shëndetshme dhe bakteriet nga lëkura juaj, e kështu të lahesh shumë shpesh shkakton që lekura të bëhet e thatë dhe të te kruhet.

Kjo gjë lejon pastaj bakteriet e këqija të penetrojnë përmes gërvishtjeve qoftë edhe të vogla të lëkurës.

Ndërsa kur normalisht trupi juaj është i ekspozuar ndaj mjedisi të zakonshëm e bakterieve që ndodhen në lëkurën tuaj, kjo gjë ndihmon që t’u fuqizohet sistemi juaj imun”, shpjegon prof. Koroshi.