Një gjykatë në Moskë ka lëshuar një urdhër-arresti për të venë e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny, sipas mediave shtetërore ruse.
Akuzat e ngritura kundër Yulia Navalnaya, e cila jeton jashtë Rusisë, kanë të bëjnë me “pjesëmarrjen e saj në një shoqëri ekstremiste”, shkruan BBC.
Alexey Navalny vdiq më 16 shkurt në burg në Siberi ku po vuante një dënim 19-vjeçar pasi u shpall fajtor për krijimin e një komuniteti ekstremist, financimin e aktivistëve ekstremistë dhe krime të tjera në gusht.
Navalny ishte lideri më i lartë i opozitës në Rusi dhe kaloi vite duke kritikuar Putinin, i cili ka qenë në pushtet për gati një çerek shekulli.
Gruaja e tij, Julia Navalnaya, akuzoi presidentin rus Vladimir Putin në shkurt se ishte përgjegjës për vdekjen e tij dhe tregoi se ajo do të merrte mantelin e burrit të saj, për një “Rusi të lumtur dhe të bukur”.
/tiranapost