ShowBizzz

Britney Spears konfirmon ndarjen nga i dashuri: S’do të lidhem kurrë me një burrë tjetër…

Britney Spears nuk është më në një lidhje me Paul Richard Soliz. Ajo hyri në Instagram dhe deklaroi me zë të lartë se tani është ‘single si dreqi’ dhe kritikoi sjelljen e ish-it të saj në një përballje paparacësh pasi ajo zgjidhi çështjen e kujdestarisë në prill.

“Pse po nxitonte në një lagje me një paparac pas vetëm për të ulur xhamin e makinës kur paparaci qëndronte në krahun tim????” pyeti Spears ndjekësit e saj. “Pastaj ai telefonon të ëmën dhe i thotë se po ngacmohet. Pse e uli xhamin kur unë isha duke qarë në sedilje?

Më pas, këngëtarja postoi një citim ku shkruhej: “Qëndrimi i saj është i egër, por zemra e saj është flori”.

Pasi zbuloi statusin e saj single, Britney pohoi në një mbishkrim që më pas e fshiu:

“Unë nuk do të lidhem kurrë me një burrë tjetër sa të jem gjallë!”

Me sa duket, këngëtarja ëshrë e zhgënjyer nga lidhja e saj e fundit.