ShowBizzz

“Arbenita’Skincare” klinika estetike që ju bënë të shkëlqeni sjellë oferten fantastike të korrikut

Fytyrë që shkëlqen, që duket e pastër, e shëndetshme, e freskët dhe rinore?

Është e mundur edhe pa ndërhyrje, vetëm përmes tretmaneve të duhura, të cilat kryhen në mënyrë profesionale në kliniken estetike “Arbenita’Skincare”, nga kozemtikologia Arbenita Gashi me përvojë të gjatë në fushën e infermierisë dhe kozmetikologjisë, Arbenita ofron shërbime estetike tejet të favorshme për të gjitha tipet e lëkurave.

OFERTË SPECIALE E KORRIKUT

Në kliniken estetike “Arbenita’Skincare”, vjen oferta fantastike, ku ju mund të përfitoni si asnjëherë tjetër. Merre shokun/shoqen dhe perfitoni pastrimin e thellë të fytyrës për vetëm 25 euro së bashku.

Shërbime ekskluzive estetike

Ndërkohë, Arbenita na tregon se si kozmetologe, ofron shërbime të ndryshme estetike, përfshirë trajtimet e fytyrës, kujdesin për lëkurën dhe këshillimin për produktet kozmetike. “Specialitet kryesore kam trajtimin e akneve por perpos akneve, trajtoje edhe hiperpigmentimin apo pikat e kafta, lekuren e thatë, lëkuren e yndyrshme, lëkuren me rrudha, celulitin në pjesë të ndryshme të trupit, e shumë shërbime të tjera estetike. Trajtimet tona janë dizajnuar për të përmirësuar pamjen dhe shëndetin e lëkurës suaj, duke përdorur teknika të avancuara dhe produkte me cilësi të lartë”.

-Pastrimi i thellë profesional i fytyrës
Ky trajtim na ndihmon të largojmë të gjitha qelizat e vdekura dhe bakteriet në lëkurë, largon të gjitha pikat e zeza dhe te bardha te formuara ne hunde apo në zonat e tjera të fytyrës.

-Trajtimi i lëkurës së tharë
Përfshin hidratim të thellë dhe rigjenerim të lëkurës së tharë dhe të dehidruar. Përdoren serume dhe maska speciale për të rikthyer lagështinë dhe butësinë e lëkurës.

-Trajtimi i lëkurës së yndyrshme
Trajtim i dizajnuar për të kontrolluar prodhimin e yndyrës dhe për të minimizuar pore të zmadhuara. Përdoren produkte të specializuara për të pastruar dhe balancuar lëkurën.

-Trajtimi Anti-Aging apo kundër rrudhave
Trajtim i përkushtuar për të reduktuar dhe eleminuar rrudhat dhe linjat e holla, duke përmirësuar elasticitetin dhe tonin e lëkurës. Përdoren produkte të cilësisë së lartë.

-Trajtimi për lëkurë të ndjeshme
Ky trajtim qetëson dhe mbron lëkurën e ndjeshme nga irritimet dhe skuqjet. Përdoren produkte hipoallergjike dhe teknika qetësuese.

-Trajtimi kundër akneve
Trajtim specifik për të luftuar aknet dhe shenjat e tyre. Përdoren produkte Dermacorrect, peel,eksfoliantë dhe trajtime anti-inflamatore.

-Trajtimi i pikave te kafta apo hiperpigmentimi
Trajtimi i hiperpigmentimit fokusohet në reduktimin dhe eleminimin e njollave të errëta dhe uniformizimin e tonit të lëkurës.Përdorim produkte me cilësi të lartë kualiteti dhe kombinimi i trajtimeve profesionale dhe kujdesit të përditshëm në shtëpi do të ndihmojë në arritjen e rezultateve më të mira për reduktimin e hiperpigmentimit dhe përmirësimin e shëndetit të lëkurës suaj.

-Trajtimi kundër celulitit
Celuliti apo lëkura e portokallit, është i përhapur në zonën abdominale, gjymtyrët e poshtme, kofshë dhe vithe. Ky fenomen ndodhë kur indi fibrozë në lëkurë lejon qelizat yndyrore të shkojnë drejtë sipërfaqes së lëkurës. Për trajtimin e celulitit kombinojmë trajtimet me krema dhe masazh.

Adresa: Prishtine- Ulpiane, Mrapa Aleances
Telefon: 049189941
Email: [email protected]
Instagram: Arbenita’Skincare
Facebook: Arbenita’Skincare



ks