Një grua ka zbuluar se i dashuri i saj e ka tradhtuar me dy gra dhe tani po përballet me dilemën më të madhe në jetë.
Rrëfimi i plotë:
E dashur psikologe: Bëra gjithçka që mund të bëja për të mbështetur të dashurin tim, si financiarisht ashtu edhe emocionalisht pas largimit të tij nga puna, por më pas zbulova se ai pikërisht në kohën sa ishte papunë kishte pasur marrëdhënie seksuale me një tjetër grua ishte një goditje e dhembshme në fytyrë.
Ai kishte një aventurë të një nate me një vajzë, dhe puthi një tjetër. Jam e sigurt se ai do të kishte pasur marrëdhënie seksuale edhe me të, nëse ajo do ta kishte lejuar”
Ai pretendon se ishte një gabim dhe ende më do, por unë nuk mund ta fal.
Unë jam 31 vjeçe dhe ai është 29. Ne jemi bashkë për dy vite.
Deri sa ndodhi kjo, ishim shumë të lumtur bashkë. Unë nuk jam tipi që ka xhelozinë dhe asnjëherë nuk kam dyshuar në besnikërinë e tij ose ndjenjat e tij për mua.
Faktikisht, isha e sigurt se ai ishte i duhuri për mua. Prandaj, çfarë ai bëri më lëndoi aq shumë.
Kompania ku punonte e pushoi nga puna për shkak se ata u shpërngulën për likuidim.
Ai dilte shumë shpesh për të pire me miqtë e tij. Unë u shqetësova se ai po pinte shumë dhe kishim grindje për këtë.
Disa muaj më vonë, ai mori një punë të re. Unë isha shumë e lumtur për të.
Pastaj ai tha se duhej të tregonte diçka. Ai pranoi se gjatë kohës që ishte në papunësi, më kishte tradhtuar me dy gra.
Ndodhi gjatë mbrëmjeve kur ai kishte pirë shumë me miqtë e tij. Ai kishte bërë seks me njërën prej tyre në tualetet e pubit – diçka e ulët dhe e neveritshme.
Ai tha se këto vajza nuk kishin rëndësi dhe kjo ndodhi sepse ai ishte në një “vend të keq”. Është një tradhti e madhe.
I kam thënë se ne kemi mbaruar, por ai vazhdon të më dërgojë mesazhe dhe dhurata, duke më lutur të kthehem tek ai.
Unë e dua atë, por nuk besoj se mund t’i besoj përsëri. Ç’të bëj?
Përgjigja e psikologes: Humbja e punës mund të ketë një ndikim të madh në vetëvlerësimin e një personi. Ndoshta i dashuri yt ndihej pakëndshëm edhe për mbështetjen financiare që i ke ofruar.
Ndoshta ai ndjehej i pakëndshëm fizikisht, dhe marrja vëmendjes nga gra të tjera i rriti vetëbesimin.
Megjithatë, kjo nuk është shkak për të mashtruar. Në vend të kësaj, ai duhet të kishte folur me ty për ndjenjat e tij.
Tani duhet të vendosësh nëse dëshiron të iu japësh një mundësi të dytë. Ti thua se e do atë, por asnjë marrëdhënie nuk mund të funksionojë pa besim.
Ky proces kërkon kohë dhe përpjekje të shumta për ta rindërtuar. Premtimet dhe dhuratat nuk janë mjaftueshëm. Ai duhet të jetë i gatshëm të diskutojë pse e ka humbur rrugën dhe të punojë në rindërtimin e marrëdhënies tuaj. Kjo nuk është një zgjidhje e shpejtë.