ShowBizzz

Cozman pjesë e një formati televiziv? Reperi hedh poshtë dyshimet,- “5 oferta kam refuzuar nga…”

Reperi i njohur Cozman, shpesh ka qënë në vëmëndje të medias rozë për lidhjen e tij me këngëtaren Tuna.

Cozman është përfolur se do të të jetë pjesë e një reality show si “Big Brother Vip” në këtë edicion të katërt po asnjëherë nuk ka patur një konfirmim nga vetë ai.I ftuar ditën e djeshme në “Pushime on Top”, reperi komentoi lajmet e fundit që janë shkruar për të.

Ai foli edhe për aludimin se do të jetë pjesë e BBV apo jo duke thënë se e ka marrë ftesën më shumë se 5-herë por e ka refuzuar. “5 oferta kam refuzuar nga Big Brother Albania, Big Brother Kosova”-u shpreh Cozman.

Reperi është bërë i njohur për publikun vite më parë me hitet e tij, më pas ai pati edhe një lidhje me këngëtaren Tuna nga e cila u nda pak vite më vonë.1 vit më parë çifti u duk se u pajtuan, ata u shfaqën nëpër koncerte bashkë me projekte të reja që janë bërë edhe hite tashmë.