ShowBizzz

Wanda Nara shpall divorcin nga Mauro Icardi pas 10 vjetësh!

Pas unfollow-it në Instagram, Wanda Nara njofton se do të divorcohet nga Icardi për herë të dytë në 2 vite. Wanda Nara më në fund ka konfirmuar thashethemet që po qarkullonin prej javësh.

Pulse Sports raporton se këtë të mërkurë, modelja dhe influencuesja 37-vjeçare u shfaq në rrjetet sociale për të konfirmuar zyrtarisht vendimin e saj për t’u divorcuar me sulmuesin e Galatasaray, Mauro Icardi, sërish, pasi nuk e ndjek atë në Instagram.

Wanda Nara shpall divorcin nga Mauro Icardi pas 10 vjetësh!

“Sa të vështira janë përfundimet dhe sa kushtojnë. Më duhet të ndez televizorin ose të shoh versione në rrjete që nuk janë reale. Por e pranoj sepse është pjesë e së keqes, e asaj që jam. Vendosa të ndahem, por nuk do të ndalemi së qeni familje me Mauron.

Të provosh një mijë herë kur ka dashuri nuk është një gabim. Nuk pendohem për asgjë, i dhashë atij vitet më të mira të jetës sime, por sot më duhet të qëndroj vetëm.

Nuk ka fajtorë apo palë të treta, e jona ka qenë gjithmonë më e fortë se ajo e jashtme. Prioriteti im kanë qenë gjithmonë fëmijët e mi dhe sot më shumë se kurrë. Faleminderit për respektin”, shkruan ajo.



bal