LifeStyle

Skuqja e ‘perëndimit të diellit’, trendi viral në TikTok

Kombinimi i më shumë se dy ngjyrave të ‘blushit’ është tashmë një trend në mesin e influencereve të shumta në TikTok.

Më gjegjësisht, bëhet fjalë për trendin ‘Sunset blush’ apo blushi i perëndimit të diellit që të jep ngrohtësinë në fytyrën tuaj e sidomos në stinën e verës.

Për ta parë në perspektivë më mirë, influencerja e njohur në TikTok e shpjegon procesin në vetëm pak sekonda.

@bexcxmpbell Trying sunset blush IB @Alissajanay @Glossier cloud paint in dawn @Rare Beauty liquid blush in love @Fenty Beauty liquid highlighter in hustla baby #sunsetblush #makeuptrends ♬ Like That! – Laila!

Ajo kombinoi tre nuanca, të cilat i shkriu me një brushë dhe me të vërtetë i jepnin ndjesinë e perëndimit të diellit.

Produktet të cilat i përdori për ta realizuar skuqjen virale ishin nga Rare Beauty dhe Fenty Beauty.