Të jesh ndryshe në këtë botë, kërkon punë, përkushtim dhe më e rëndësishmja të jesh kreativ. Kreativiteti nuk është thjesht të merresh me art.
Të jesh kreativ do të thotë të shohësh gjërat në një mënyrë që të tjerët nuk i shohin. Por ndodh që jo gjatë gjithë kohës ti mund të qëndrosh kreativ, kjo për shkak të rrethanave dhe faktorëve të jashtëm.
Studimet e fundit kanë treguar se ti mund të qëndrosh kreativ vetëm duke praktikuar këto mënyra që ne për ju po i listojmë më poshtë:
Mbaj gjithmonë me vete një bllok dhe shkruaj çdo gjë që ty të bën përshtypje gjatë ditës
Hidhi mendimet dhe ndjenjat gjithmonë në letër
Pi kafe dhe dëgjo muzikë të mirë, muzikë që ty të frymëzon
Qëndro gjithmonë i hapur me njerëzit dhe gjërat që të rrethojnë
Lejoje veten që të bësh gabime dhe e rëndësishmja: praktikë, praktikë, praktikë…
Mjaft duke u përpjekur që të jesh perfekt dhe imitimi i përsosur i dikujt tjetër
Rrethoje veten me njerëz kreativë
Mos u dorëzo asnjëherë dhe merr risqe
Shko dhe vizito vende që nuk i ke vizituar ndonjëherë
Mos qëndro gjatë gjithë përpara kompjuterit, por dil nga aty dhe bëj pushime të vogla që të pushosh