Lajme

Itali: Shqiptari kapet me 80 kilogramë kokainë, me vlerë prej tetë milionë eurosh

Më shumë se 80 kilogramë kokainë e pastër, e destinuar për t’u shitur në Italinë veriore, u kapën nga policia financiare e Torinos, përcjell albinfo.ch.

Një 52-vjeçar me kombësi shqiptare u arrestua, ndërsa lënda narkotike planifikohej të shitej në Lombardi dhe Piemont.

Burri u ndalua në Brignano Gera d’Adda, në provincën e Bergamos, ndërsa ishte në makinën e tij. Sipas mediave italiane, nëse kjo sasi droge do të shitje në treg, do të kapte vlerën e 8 milionë eurove.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, akuzohet për trafikim dhe posedim të paligjshëm të lëndëve narkotike ose psikotrope.
https://www.albinfo.ch/itali-shqiptari-kapet-me-80-kilograme-kokaine-me-vlere-prej-tete-milione-euro/