Biden e bëri sërish një gafë dhe rrjeti është gati për sulm.
Teksa ka dashur t’i japë fjalën presidentit të Ukrainës Zelensky, e ka ngatërruar me Putin.
“Dhe tani do t’ia jap fjalën presidentit të Ukrainës, i cili ka guxim dhe vendosmëri. Zonja dhe zotërinj, Presidenti Putin”.
Por e kapi shpejt lapsusin dhe vijoi: Është ai që do mposhtë Putinin.
Më tej u justifikua se ka qenë shumë i fokusuar në dhënien fund të kësaj lufte, saqë edhe u ngatërrua.
/tiranapost