Ditën e sotme vajza e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt feston ditëlindjen. Ajka bën 6 vjeç dhe në këtë ditë të veçantë nuk kanë munguar urimet publike nga dy artistët. Për herë të parë ata festojnë të ndarë, pasi siç dihet tanimë çifti është në proces divorci. Besi shkroi një urim shumë të ndjerë që në mesnatë, kurse Xhensila ka zgjedhur fjalë më të pakta, sigurisht shumë kuptimplota. Teksa ka publikuar disa foto me Ajkën ajo shkruan:
“Ti je muzika më e bukur e jetës sime. Edhe 100 dashuri hyjnore.Ti dhe Zoti e di që mama bën për ty gjithçka, jo me fjalë por me vepra. Jetoj vetëm për ty.”