Kuriozitete

Çfarë mendonin gratë e antikitetit për seksin?

Sipas Semonidit së Amorgosit, poetit i cili jetonte në Greqi në shekullin VII para Krishtit, ekzistojnë 10 lloje kryesore të grave. Ka gra të cilat janë si derrat, sepse më shumë preferojnë të hanë sesa të pastrojnë; gra që ngjajnë me dhelprat, meqë janë shumë të vëmendshme; gra si gomaricat të cilat janë seksualisht të shthurura; gra si qentë të cilat njihen për mosbindje. Ka gra të stuhishme detare, gra lakmitare si toka, gra hajdute nuselale, gra dembele si kuajt, gra jo tërheqëse si majmunët dhe lloji i vetëm i mirë  gra punëtore si bleta.
Nga të gjitha gratë e përshkruara në këtë listë që vlon nga mizogjinia e kohës, më misteriozet ndoshta janë ato të ashtuquajturat “gra gomarica” të cilat janë seksualisht të shthurura.

Rrëfimet historike nga bota e lashtë priren të zbulojnë natyrën e mbyllur të jetës së grave. Në Greqi, gratë zakonisht ishin të mbuluara në publik, ndërsa në Romë ato kishin “kujdestare” (zakonisht të babait ose të burrit) për të mbikëqyrur lëvizjet e tyre dhe mënyrën e qasjes ndaj pasurisë. A ishte koncepti i gruas epshore fantazi e pastër mashkullore? Apo gratë e botës së lashtë ishin më të interesuara për seksin sesa besohet në përgjithësi?

Siç kuptova gjatë kërkimit për librin tim të ri Fija e munguar [The Missing Thread], duhet kërkuar shumë për historinë e parë të botës së lashtë të shkruar përmes grave, nëse duam të zbulojmë se çfarë mendonin me të vërtetë gratë për seksin.

Shumica dërrmuese e burimeve të mbijetuara janë shkruar nga burrat që ishin të prirë të ekzagjeronin zakonet seksuale të grave – në njërin ose në drejtimin tjetër. Disa shkuan aq larg për të theksuar virtytin e gruas, saqë e bënë të dukej pothuajse e shenjtë dhe jo njerëzore. Të tjerët qëllimisht i paraqitnin gratë si seksualisht të pangopura, si mjet që ndot karakteret e tyre. Nëse do t’i merrnim si të vërteta këto përshkrime, do të arrinim në përfundimin se gratë në botën e lashtë ishin ose që të gjitha të dëlira, ose të çmendura pas seksit. Për fat të mirë, është e mundur të shikosh në zemrat e disa grave të antikitetit të cilat ofrojnë një pamje shumë më të thellë të seksualitetit femëror.Poezitë e Safos sot janë aq fragmentare saqë është e vështirë t’i lexosh me saktësi, por studiuesit në njërin prej papiruseve kanë zbuluar referencën për “dildo”, të njohur në greqisht si olisboi. Ato u përdorën në ritualet e fertilitetit në Greqi, si dhe për kënaqësi, dhe u shfaqën si të tilla në një numër të pikturave të vazove. Më vonë në Romë, objektet e falusit kishin gjithashtu cilësi të ngjashme me hajmalitë. Nuk do të kishte kuptim që gratë t’i shmangeshin simboleve të cilat besohej se sillnin fat.

Deri këtu, gratë e lashta nuk dridheshin nga pamja e erotizmit, prandaj disa madje u varrosën me këtë. Në periudhën përpara se Roma të dilte në pah, etruskët e aftë e dominuan kontinentin italian dhe e mbushën atë me skena të natyrës romantike. Punimet e shumta të artit dhe pjesë të statujave së varrit përshkruajnë burra dhe gra të shtrirë së bashku. Një kemore me burra dhe gra që preknin organet gjenitale të njëri-tjetrit, u varros me një grua etruske në shekullin VIII para Krishtit.Mjafton të vizitosh një bordello të lashtë, si ato të Pompeit, për të parë se seksi ishte shpeshherë i dukshëm. Muret e dhomave të zymta, të ngjashme me qelinë në të cilat punonjëset e seksit bënin tregtinë e vet, janë të mbuluara me mbishkrime, pjesa më e madhe e tyre e shkruar nga klientët meshkuj të cilëve u pëlqente të komentonin performancat e femrave të famshme.

Rrëfimet dhe fjalimet historike janë të mbushura me përshkrimet e vështirësive që këto punëtore duronin. Në rastin kundër Neaerës, një fjalim i prokurorisë i mbajtur nga politikani athinas Apolodori në shekullin IV para Krishtit, ofron një pasqyrë veçanërisht befasuese mbi pasigurinë e jetës së këtyre grave. Megjithatë, vetëm herë pas here dëgjojmë diçka nga një grua që ishte në kontakt me këtë botë, dhe fjalët e saj të befasojnë.Në shekullin III para Krishtit, një poete e quajtur Nosida e cila jetonte në jug të Italisë, shkroi një lavdërim për një vepër arti dhe faktin se financohej nga një punëtore seksi. Një statujë e lavdishme e Afërditës, perëndeshës së seksit dhe dashurisë, kënduar nga Nosida, ishte ngritur në një tempull duke përdorur paratë e mbledhura nga poliarket.

Poliarkia nuk ishte anomali. Një hetera e mëparshme (kurtezane ose punëtore seksi me status të lartë) e quajtur Dorika, paratë që kishte fituar i përdori në mënyrë të ngjashme për të blerë diçka për shfaqje publike,në rastin e saj skarat për gatimin e dëmeve të tredhur që do të ekspozoheshin në Delf.

Nuk ishte seksi që përqafuan këto gra, por shansi i rrallë që u është thënë për t’u kujtuar pasi vdisnin. Shumica dërrmuese e grave që njihnin ishin të destinuara për të mbetur anonime.Burrat shkrimtarë, me gjithë paragjykimet e tyre, mund të japin disa nga njohuritë më interesante për gratë dhe seksin. Në vitin 411 para Krishtit, komediani Aristofan inskenoi shfaqjen Lisistrata në të cilën gratë e Athinës organizojnë grevë seksuale në përpjekjen për të bindur burrat e tyre që të bien dakord për kushtet e paqes gjatë Luftës së Peloponezit. Ky ishte konflikt i vërtetë i zhvilluar për tri dekada midis Athinës dhe Spartës dhe aleatëve të tyre përkatës./BBC