ShowBizzz

Mozzik do të performojë në Sunny Hill Festival

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, është konfirmuar si artisti i radhës që do të marrë pjesë në edicionin e këtij viti të Sunny Hill Festival.

Lajmi është bërë publik sot (e premte) nga faqja zyrtare e festivalit, të cilët kanë shprehur entuziazmin e tyre për pjesëmarrjen e artistit të njohur.

Sunny Hill Festival, i cili po bëhet një ngjarje e përvitshme e rëndësishme në Kosovë, mbledh artistë të njohur nga mbarë bota, duke përfshirë edhe shumë emra të njohur të skenës muzikore shqiptare.

Mozzik, i njohur për hitet e tij të shumta dhe karrierën e suksesshme, do të performojë për fansat e tij në Prishtinë, duke sjellë në skenë energjinë dhe talentin e tij të jashtëzakonshëm.

Festivali pritet të mbahet prej 25 deri më 28 korrik.