ShowBizzz

“Jo me fjalë, por me vepra”, Xhensila Myrtezaj ‘thumbon’ Bes Kallakun në urimin për ditëlindje të vajzës së tyre

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj kanë uruar të ndarë vajzën e tyre Ajka për 6-vjetorin e lindjes.

Pasi urimi i aktorit u bë viral, më pas edhe këngëtarja bëri një urim në faqen e saj në Instagram krahas fotove me vajzën.

Përmes urimit të vajzës, ajo duket sikur thumbon Besin, me të cilin është në proces divorci.

“Ti je muzika më e bukur e jetës sime. Edhe 100 dashuri hyjnore. Ti dhe Zoti e di që mama.. bën për ty gjithçka, jo me fjalë por me vepra. Jetoj vetëm për ty…”, ka shkruar këngëtarja në postimin për vajzën.

“Urime 6-vjetorin e lindjes Ajka e tokës, Ajka qiellit, dritë e hënës, dritë e diellit! Gëzuar gjashtë vjetorin o lule e bukur e gjakut tim! Njeriu nuk e ndien ikjen e viteve nëpërmjet vetes, por nëpërmjet rritjes së fëmijëve.

Kur të shoh që rritesh, ndiej ikjen e viteve, por jo edhe humbjen e tyre. Jeta është krejt surpriza, krejt të papritura, apo siç thonë poetët, erërat nuk fryjnë gjithmonë siç duan barkat, por pikërisht këtu qëndron edhe fuqia e përballjes me sprovat.

Kur ti i kërkon Zotit të të japë fuqi, duhet të dish se Ai do të të përballë me sprovat nëpërmjet të cilave do ta dëshmosh fuqinë e Tij. Kur njerëzit janë të gëzuar, duken të gjithë njëlloj, dhe është pikërisht sprova ajo që do t’i dallojë. Nuk të premtoj gjithçka, por në gjithçka do të jem pranë teje dhe Amenit. Ashtu siç isha dhe jam përfillës për secilin rreth meje, do të jem edhe për ju, veçse juve do t’ju kem edhe kur s’do të jem.

Ju dua me fuqinë e një mijë diejve. Paçi Bekimet Hyjnore jastëk ëndrrash dhe zgjimesh! Me dashuri, babi Bes”, shkruante në postim artisti krahas një videoje ku shfaqej me dy fëmijët e tij Ajkën dhe Amenin.