Detektivja Shkënda Lili ishte e ftuar në një program televiziv aty ku u pyet për rastet e tradhtisë tek futbollistët.
Ajo tha se rastet janë të rralla, por zbuloi një të cilin ajo e ka investiguar.
Pa përmendur emra, detektivja zbuloi se ka qenë e dashura e futbollistit ajo që ka kërkuar ta hetojë këtë të fundit.
Moderatorja: Futbollistët janë trajtuar tek ty për ndonjë tradhti të mundshme?
Detektivja: Në fakt nuk janë të shpeshta këto rastet tek unë. Mbaj mend një rast, ku ishte e dashura, jo gruaja, ajo që kërkonte të investigonte futbollistin. Nuk është një futbollist me emër, është shqiptar. Nuk ishte i martuar. Unë e kam investiguar. Këtë herë nuk ka luajtur me kombëtaren, ka qenë në stol.