LifeStyle

Disa rregulla që duhet t’i keni parasyshë kur shkoni në një dasëm

Jemi në sezonin e dasmave dhe me siguri shumica prej jush kanë qenë të paktën në një dasmë këtë verë. Nëse nuk keni qenë dhe po prisni shtatorin, kur është edhe fluksi më i madh i dasmave, atëherë ne do ju japim disa këshilla se çfarë nuk duhet të bëni asnjëherë në dasmën ku jeni i ftuar.

1.Mos abuzoni me pijet pa limit

E dini që në dasëm, ju keni dhën zarfin me para për çiftin dhe ushqimet e pijet i keni pa limit. Mos e shfrytëzoni shumë këtë fakt, pasi do përfundoni shumë të dehur dhe nuk do shijoni asgjë.

2.Mos u vishni me të bardha

Dihet, që me të bardha vishet nusja, pra është dita e saj. Mundohuni të mos vishni diçka me ngjyrë të bardhë, pasi nuk do bëni figurë të bukur.

3. Nëse nuk doni të kërceni, mos e bëni

Nëpër dasma, shumica e njerëzve e kanë problem të kërcejnë. Njerëzit e tjerë afër, i vënë në siklet që duhet të kërcejnë, por bëni atë që ndjeni. Do mërziteni duke ju thënë të bëni diçka që nuk pëlqeni.

4. Mos shkoni me vonesë

Mund të ndodhin të papritura, por mundohuni të jeni sa më korrekt. Nuk është mirë të shkoni në një dasëm me vonesë, pasi duhet të rregulloheni edhe me vendin që ju kanë caktuar për t’u ulur.

5. Mos pengoni fotografin e dasmës, me telefonin tuaj

Ju keni shumë dëshirë, të bëni foto në momentin kur çifti futet në sallë, apo kur presin tortën, por kujdes mos pengoni fotografin profesional të dasmës.

6. Mos u bëni shumë emocionalë

Nëse po martohet dikush që e keni përzëmër, mos qani sepse do e beni nusen, apo dhëndrin të ndihet keq. Dasma duhet të jetë një moment i bukur për të gjithë, pasi çifti po lidh jetën bashkë.