ShowBizzz

U përfol për romancë mes saj dhe Robert Berishës, Ditea: E kam takuar, por ai ka vendosur…

Blogerja e njohur Ditea Berisha ka sqaruar raportin me Robert Berishën, pasi thuhet se ky i fundit i ka shprehur asaj pëlqimin pak muaj më parë.

Në një intervistë me Beniada Nishanin dhe Argjira Spancën në “E Diell”, Dieta sqaroi se nuk ka asgjë mes tyre, përveçse respektit të ndërsjellë.

Argjira: Kemi parë në rrjetet sociale që ka bërë bujë lajmi me Robert Berishën, Do a vësh pak pikat mbi “i”, çfarë po ndodh.

Ditea: Roberti pasi doli i ka vendosur pikat. Nuk kam asgjë për të shtuar, Robertin e kam shumë mik. Pasi dolëm folëm në finale dhe në ‘After Party’, më vonë nuk kemi pasur më kontakt. Por unë ruaj respekt dhe të nëjjtin rëspekt ka ai për mua.