ShowBizzz

“Më pëlqejnë dasmat e Veriut me tupana”, Denisa Gjezo: Pjesa e Shqipërisë së Mesme kanë shumë energji

Denisa Gjezo është një ndër këngëtaret më të suksesshme të muzikës live. E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo ka folur për projektin e ri muzikor “Le të kallet dasma”, duke u shprehur:

“Kur kam dëgjuar për herë të parë demon, pjesën e refrenit dhe më pëlqeu, më ngeli në vesh dhe kur shkova në shtëpi, e mora në telefon Çimin kitaristin, i thash a ma jep mua këtë këngë”.

Më tej, ka folur dhe për jetën private, ku ka zbuluar dhe arsyen pse nuk ka bërë dasmë.

“Unë kam dy çuna, 10 dhe 5 vjeç. Kam vjehrrën, kur ikim ne të dy në punë, është ajo që kujdeset për ata. Ne nuk kemi bërë dasmë, se nuk donte Besi të bënte dasmë. Ne bashkëjetuam një vit, dhe më pas unë ngela shtatzënë, menduam ta bënim dasmën kur të bënte djali 1 vjeç, nuk e bëmë. Kështu u shty”.

Sakaq, Denisa ka thënë se këndon në të gjitha dasmat e trevave shqiptare, por i pëlqejnë më shumë ato të veriut.

“Të gjitha dasmat janë shumë të bukura, por mua më pëlqejnë më shumë dasmat e veriut se ka tupana, bëjnë shumë surpriza për çiftin. Ndërsa, pjesa e Shqipërisë së Mesme kanë shumë energji”, përfundoi ajo./abcnews.al