ShowBizzz

FOTOT/ “Duhemi fort, akoma kemi komunikim”- Nga thashethemet për shtatzëni, tek dashuria e parë, rrëfehet Rike Roçi: Kam ëndërr të bëhem nënë dhe…

Ish-banorja e BBV, Rike Roçi ka hedhur poshtë thashethemet se është në pritje të ëmbël.

Ajo ka treguar se do të donte shumë të ishte shtatzënë dhe se një nga ëndrrat e saj është të bëhet nënë.

“Këto dyshime lindën se kam bërë një foto në plazh që kam pasur një ‘pareo’, shami te barku… nuk jam shtatzënë, do doja shumë, është një nga ëndrrat e mia të bëhem nënë, por nuk është e vërtetë.

Mendoj se së pari duhet gjetur dashuria për të bërë një fëmijë, do doja shumë shpejt të bëhem mami. Do jem një mami shumë e ëmbël”, tha ajo.

Rike Roçi ka treguar se dashuria e saj e parë ka qenë shoku i bankës dhe se kanë qënduar së bashku pë shumë vite.

Ish-banorja e BBV u shppreh se vazhdojnë ende të kenë komunikim dhe se respektojnë njëri-tjetrin.

“Dashuria e parë, ishte me shokun e bankës, kam qëndruar shumë vite, dhe do mbetet dashuria me e madhe sepse në atë moshë do me pastërti. Dashuria e parë nuk harrohet kurrë. Unë ende vijoj të kem komunikim me të, duhemi fort, dhe e respektojmë njëri-tjetrin”, tregoi ajo.