Një prej ish-banoreve më të komentuara të “BBV3”, Rike Roçi, ka qenë mbrëmjen e sotme e ftuar në “Top Arena”.
Ajo ka folur për një histori për të cilën nuk është rrëfyer më herët as në shtëpinë e “Big-ut” por dhe në intervista të zhvilluara pas daljes nga shtëpia.
“Jam shumë i lumtur”/ Babai i Lotinës flet sërish për Mozzik: Po zgjerohet familja…
Rikja ka folur për dashurinë e saj të parë dhe të madhe.
“Dashuria e parë, ishte me shokun e bankës, kam qëndruar shumë vite, dhe do mbetet dashuria me e madhe sepse në atë moshë do me pastërti. Dashuria e parë nuk harrohet kurrë. Unë ende vijoj të kem komunikim me të, duhemi fort, dhe e respektojmë njëri-tjetrin”, tregoi ajo.
Pak ditë më parë në media qarkulluan lajme që ngrinin dyshime se Rike Roçi ishte në pritje të ëmbël. Por në këtë intervistë ajo i ka vënë kapak këtij dyshimi.
Këto dyshime lindën se kam bërë një foto në plazh që kam pasur një ‘pareo’, shami te barku… nuk jam shtatzënë, do doja shumë, është një nga ëndrrat e mia të bëhem nënë, por nuk është e vërtetë. Mendoj se së pari duhet gjetur dashuria për të bërë një fëmijë, do doja shumë shpejt të bëhem mami. Do jem një mami shumë e ëmbël.
ks