Modelja e njohur shqiptare, Rike Roçi, ka rrëmbyer vëmendje e bëri bujë të madhe disa vite më parë.
Besoj që të gjithë e mbajnë mend fotografinë ikonike të biondes dhe të shoqes së saj në stadium, teksa bënin tifo për Kombëtaren e Shqipërisë në 2016.
E ftuar në ‘Top Arena’, ajo është pyetur për shoqen e saj zeshkane, se çfarë kishte ndodhur me të dhe se ku ndodhej tani.
U tha gjithashtu se ajo u martua me një person të famshëm italian, gjë që nuk u konfirmua nga ish-banorja e Big Brother.
Rike theksoi se nuk ka pasur kontakte me të dhe se kishin qëlluar afër në stadium.
“Jemi shkëputur, nuk kam informacione për të”, u shpreh Roçi.
Rike këtë vit mori pjesë në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania.