LifeStyle

Zbulohet shpella në Hënë/ Shkencëtarët: Nën 100 metra thellësi, vend ideal për astronautët

Shkencëtarët kanë zbuluar për herë të parë një shpellë në Hënë. Ajo ndodhen në një thellësi prej 100 metrash nën sipërfaqe të satelitit te Tokës dhe është konsideruar nga studiuesit si një vend ideal ku mund të strehohen njerëzit, ose siç thonë ata ku mund të ndërtohet një bazë e përhershme jetese.

“Është vetëm një në qindra shpella të fshehura në një “botë të nëndheshme, të pazbuluar”, thonë shkencëtarët.

Helen Sharman, astronautja e parë britanike që udhëtoi në hapësirë, i tha BBC News se shpella e sapo zbuluar dukej si një vend i mirë teksa sugjeroi që njerëzit potencialisht pas afro 20 apo 30 vjet në këto shpella hënore mund të jetojnë njerëz.

Por, sipas saj, kjo shpellë është aq e thellë sa astronautët mund të kenë nevojë të zbresin në avion apo edhe ashensor për të dalë.

Vendet po garojnë për të krijuar një bazë ku mund të jetojnë njerëz në, por atyre do t’u duhet të mbrojnë astronautët nga rrezatimi, temperaturat ekstreme dhe kushte të ndryshëm atmosferike.

Dy studiues nga Universiteti e Trentos të Italisë e gjetën shpellën duke përdorur një radar të posaçëm. Ajo thonë ata është e dukshme me sy të lirë nga Toka, dhe është gjithashtu vendi ku Apollo 11 u ul në 1969.

Shpella është krijuar miliona apo miliarda vjet më parë kur llava rrodhi në Hënë, duke krijuar një tunel përmes shkëmbit.

Shpella e Hënës mund të jetë e dobishme për njerëzit, por shkencëtarët gjithashtu theksojnë se ajo mund të ndihmojë në përgjigjen e pyetjeve themelore rreth historisë së Hënës, madje edhe sistemit tonë diellor.