Kuptohet që teknologjia sot ka sjellë lehtësira pafund. Midis tyre, edhe zbutësit e rrobave. Shto në lavatriçe dhe rrobat jo vetëm që zbuten, por marrin edhe aromë fantastike. Pavarësisht se janë koktejle me kimikate.
Në fakt nuk bëjnë pjesë vetëm zbutësit e rrobave, por edhe kremërat e trupit, qirinjtë aromatizues, spray aromatizues, për banjo, WC, pastruesit e tyre plot me aroma lulesh sintetike etj, etj.
Pra me këto koktejle mbushim dyshemenë, ajrin, trupin, rrobat (pa llogaritur ushqimet) dhe pyesim veten se nga ‘hyn’ ky kanceri?
Por në krye të listës, gjenden kimikatet në zbutësit e rrobave, të njohur si ndotës të brendshëm dhe më e bukura është që fatkeqësisht këto toksina, janë të aprovuara edhe nga vetë U.S. Environmental Protection Agency. Çfarë ironie! Ndërkohë sipas Environmental Working Group, zbutësit e rrobave përmbajnë kimikate dhe aroma që shkaktojnë irritime të lëkurës dhe traktit respirator. Toksina në përqëndrimin më të madh është phthalate.
Anne Steinemann, Ph.D pranë Universitetit të Melbourne (Australia) dhe eksperte për ndotësit e mjedisit dhe ndikimet e tyre në shëndet, tha se shumica prej nesh iu ekspozohemi këtyre ndotësve të brendshëm. Përbërësit toksikë hyjnë në trup, në lëkurë dhe shkaktojnë dëme serioze. Ndërkohë nga ana tjetër, University of Illinois Cancer Center, citon se phthalates janë përbërës sintetikë, kancerogjene dhe lidhen me problemet e riprodhimit (si tek meshkujt edhe tek femrat).
Ndikon në uljen e spermatozoidëve, zhvillimin e hershëm të gjinjëve tek fëmijët, defekte në lindje (tek shtatëzënat), dëmtime në mëlci dhe veshkë. US Centers for Disease Control and Prevention raporton se në gjakun e amerikanëve ka phthalates, sidomos tek femrat pasi ato merren më shumë me punët e shtëpisë. Sipas Organic Authority, kimikatet në zbutësit e rrobave, udhëtojnë deri në mushkëritë tona.
Aroma me super-lule e këtyre zbutësve, është vetëm një koktejl kimikatesh. Imagjinoni pak sa prej jush kanë futur hundën e vetë në qendër tregtare për të nuhatur dhe zgjedhur zbutësin më të mirë! Dhe jo vetëm rrobat, por edhe çarcafët, jastëk, batanijet, janë të lara me kimikate të tilla! Lind pyetja? Po për ato rroba që duam t’i zbusim vërtet, çfarë të bëjmë?
– 2 gota me kripë, 20-30 pika vaj esencial livando, rozmarinë apo çfarë të keni dhe gjysmë gotë me sodë buke. Soda shtohet në fund.
– Një gotë më uthull molle dhe 30 pika vaj esencial çfare të doni juve. Këto vendosen në vendin ku do hidhnit zbutësin.
Kështu ju mësova që edhe të kurseni.