LifeStyle

Psikiatrja: Vapa shton nervozizmin dhe agresivitetin te njerëzit

Temperaturat ekstremisht të nxehta, si të ditëve të fundit që po kalon vendi ynë, mund të shkaktojnë reagime psikologjike ku përjetimi i ankthit dhe acarimit janë disa prej atyre që hasen më shpesh në çdo individ.

Është parë që temperaturat e larta ndikojnë drejtpërsëdrejti në këto simptoma.

Ndikon madje edhe në gjumë. Individët kanë pështjellime gjatë gjumit dhe zgjohen më të lodhur. Ndryshimi i sjelljeve që vihet re është parë një rritje e agresivitetit ose dhunës brenda familjes në këtë periudhë temperaturash të larta. Pra ka një ndikim psikologjik, qoftë edhe në sjelljen e individëve, SIPAS eksperteve të ISHP.

Psikiaktrja Irena Thoma tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se vapa shton nervozizmin dhe agresivitetin te njerëzit.