ShowBizzz

“S’e dinim që ishte kaq i rrezikshëm!”- I moshuari kërcënon të hapë zjarr nga banesa në pallat, fqinji rrëfen tmerrin: E shkrehu armën në ajër

Fqinji i 71-vjeçarit Edmond Naska, i cili qëlloi me armë zjarri nga ballkoni i banesës në lagjen nr.16 të qytetit të Korçës duke kërcënuar se do të hapë zjarr, është shprehur për mediat se i moshuari ka qenë tip i mbyllur, por nuk e njihnin si problematik.

Markeljan Dhimitri ka rrëfyer se pasi kanë dëgjuar të shtënat kanë dalë menjëherë nga banesa, ndërsa tregoi se i moshuari e ka shkreur armën disa herë në ajër.

“Tre vite kam që jetoj këtu, nuk e njihja më parë, nuk e dinim që ishte tip kaq i rrezikshëm. Shpresojmë të mbyllet shpejt, se nuk po kthehemi dot në banesë me fëmijët”, tha ai.

Ai u shpreh se Edmond Naska nganjëherë bëhej agresiv kur i parkonin para ballkonit, nuk i linte, shante e ofendonte.

“Ngjarja ndodhi rreth orës 10:15, u dëgjuan disa të shtëna, zbritëm nga banesë më nusen dhe djalin dhe ikëm. Ndodheshim në shtëpi, dëgjuam të shtënat e ikëm. Banoj në të njëjtin pallat, në kat të tretë. Unë si njëri të qetë e dija, ai ishte tip i mbyllur nuk dilte. Nuk kisha ndonjë gjë. Tre vite kam që jetoj këtu, nuk e njihja më parë, nuk e dinim që ishte tip kaq i rrezikshëm. Shpresojmë të mbyllet shpejt, se nuk po kthehemi dot në banesë me fëmijët. Më është dukur i qetë, e kam ndihmuar, s’kam pas asnjë problem. Dolëm familjarisht, vajzë e kam në çerdhe. Nganjëherë bëhej agresiv kur i parkonin para ballkonit, nuk i linte shante e ofendonte. Armën e shkreu në ajër, dolëm të gjithë, pastaj kishin lajmëruar policinë”, tha fqinji.