ShowBizzz

U tha se Olsën e largojnë nga Top Media bashkë me Përputhen, televizioni del me njoftim zyrtar

Disa javë më parë, burime për “Kryefjala” konfirmuan se Olsa Muhameti largohet pas vitesh karrierë nga Top Channel.

I njëjti burim theksoi se “Përputhen” nuk do të transmetohet më në “Top Channel” por në një nga televizionet në Kosovë.

Mirëpo teksa për largimin e Olsës ende nuk ka një konfirmim, Top Media ka dal me një njoftim së fundmi ku bën të ditur se emisioni “Përputhen” do të vazhdojë transmetimin sezonin e ardhshëm.

Në artikull bëhet e ditur se audicionet tashmë janë hapur dhe të gjithë që duan të jenë pjesë e “Përputhen” duhet të ndjekin hapat e nevojshme.



lokimagazine