Aktorja e njohur për rolet e saj në “Charmed” dhe “Beverly Hills 90210” e dinte që nuk i kishte mbetur shumë kohë.
Vdekja e Shannen Doherty vazhdon të ndihet në botën e famshme dhe në mesin e fansave, pavarësisht se dihej se gjendja e saj shëndetësore sa vinte e përkeqësohej.
Aktorja kishte luftuar me kancerin për nëntë vitet e fundit. Ndërkohë që ishte shëruar, shëndeti i saj ishte sërish problematik për shkak të problemeve që vinin nga kanceri agresiv i gjirit me të cilin po luftonte prej vitesh.
Në një nga paraqitjet e saj në podcastin ‘Let’s Be Clear’, ajo u shpreh qartë për momentin e vdekjes dhe atë që donte të bënin me trupin e saj.
Pasi e bëri të qartë se nuk donte të varrosej, ajo deklaroi se donte të përziente hirin e saj me atë të babait dhe qenit të saj: ”Më mirë të jetë një përzierje e shëndetshme midis babait tim, meje dhe Bowie (qenit të saj) ”.
bal