Artistja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, ka përkujtuar babanë e saj në 26 vjetorin e vdekjes.
Këngëtarja nga Drenica ka postuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, ku shihet varri i tij mbi të cilin shkruan: “Hero i Kosovës”.
“26 vite pa ty babë”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë postimit me një ‘emoji’ të përlotur.
Postimi
Qazim Jakupi në ndërkohë ka rënë dëshmor në luftën e fundit në Kosovë.
Leonora vazhdon të jetë një nga emrat më të suksesshëm e më të kërkuar në tregun muzikor.
Ajo ka shumë vite që është në skenë, ku edhe ka sjellë projekte e hite të mëdha.
Bukuroshja ka një lidhje të ngushtë edhe me familjen, e veçanërisht me të ëmën.