ShowBizzz

Marina Vjollca mbetet përkohësisht pa punë, ja çfarë thotë

Marina Vjollca drejtoi me sukses emisionin sportiv të “EURO 2024” në TV Klan.

Moderatorja shqiptare mbajti të ngërthyer përpara ekranit shikuesit, teksa për një muaj rresht prodhoi emisione për sportin e futbollit, shkruan Indeksonline.

Tani që kampionati evropian përfundoi, për Marinën erdhi koha e pushimeve.

Asaj duket se i ka pëlqyer jashtë mase eksperienca në këtë kampionat, duke u ndjerë nostalgjike për ekranin dhe shikuesit akoma pa u bërë një javë që përfundoi.

“Më mori malli që tani për ju” shkroi ajo në Instagram duke postuar një fotografi të saj.

Mbetet të shihet se ku do e shohim Marinën në ekran, sapo të përfundojë koha e pushimeve.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MARINA VJOLLCA (@marina_vjollca)



ks