LifeStyle

Princesha e Dubait kërkon divorcin me një postim në Instagram

Një mesazh i shkurtër nga Sheikh Mahra bin Mohammed Al Maktoum aktualisht po shkakton bujë në botën mbretërore.

Në postimin në Instagram, vajza e lartësisë së tij Sheikh Mohammed bin Rashid Al Maktoum, zëvendëspresident dhe kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe sundimtar i Dubait, i drejtohet burrit të saj jobesnik dhe e informon atë për divorcin.

 

30-vjeçarja shkruan në foton bardh e zi: “I dashur bashkëshort, meqë je i zënë me shoqërues të tjerë, unë deklaroj divorcin tonë. Unë jam duke u divorcuar nga ju. Kujdesu. Ish-gruaja jote”, thuhet në njoftim.

Image