Adele po planifikon që të bëjë një pushim të gjatë nga muzika pasi të përfundojë koncertet. “Tani bateria ime është bosh”, tha ajo për “ZDF”. “Nuk kam plane për këngë të reja. Dua një pushim të madh pas gjithë kësaj dhe mendoj se dua të bëj gjëra të tjera krijuese për ca kohë. Madje nuk këndoj as në shtëpi. Sa e çuditshme është kjo?”
Adele publikoi një album në vitin 2021 ndërsa dy vitet e fundit ka bërë koncerte fundjave në Las Vegas ku sapo ka mbaruar të 90-in. Këto koncerte përfundojnë në muajin nëntor dhe për Adele, ka qenë e lodshme emocionalisht.
Edhe pse është një turmë e menaxhueshme, ka qenë një shkëmbim emocional. Mendoj se do ta ndiej edhe më shumë pas koncerteve në Mynih. Por është diçka e mirë.
Është shkëmbim energjie.
Por arsyeja kryesore për këtë vendim është vëmendja. Më mungon gjithçka që kisha kur nuk isha e famshme, më së shumti që isha anonime. Më pëlqen që mund të krijoj muzikë tërë kohën, kur të dua, njerëzit e përqafojnë dhe e pëlqejnë. Kjo është e paimagjinueshme. Por pjesën e famës, e urrej.
Në Las Vegas, “Caesar’s Palace” ku ajo mban koncertet ka një kapacitet prej 4000 personash. Në Mynih, ku ajo do të qëndrojë 10 ditë, priten mbi 74 mijë admirues që do të ndjekin koncertet e saj çdo natë në një stadium të ndëruar posaçërisht.
Gjithashtu do të jetë një event i dedikuar për Adele bashkë me një klub anglez, një skenë për një bandë muzikore dhe tezga që shesin kokteile të veçanta. Organizatorët synojnë të hyjnë në Librin e Rekordeve Guinness për ekranin më të madh të vendosur në një hapësirë të jashtë, 220 metra të gjatë.
Koncerti i parë do të jetë më 2 gusht dhe vetëm 5% e biletave s’janë shitur ende. Biletat variojnë nga 79-430 euro