Nëse Gerard Pique mendon se ndarja e tij me Shakiran është harruar, ka gabuar. Publiku është akoma shumë i interesuar për rrjedhat e ngjarjeve mes këngëtares dhe ish-futbollistit, aq më tepër që Shakira i ka shprehur ndjenjat e saj përmes këngëve virale.
Në ‘La Velada del Ano IV’, më 13 korrik, Pique mbeti mjaft i habitur kur në stadium u lëshua një këngë e Shakiras, të cilën ia kishte dedikuar atij. Reagimi i tij siç pritej nuk ka kaluar pa u vënë re.
Ngjarja vjetore e organizuar nga Ibai Llanos mblodhi së bashku mjaft personazhe të famshëm në stadiumin ikonik Santiago Bernabeu në Madrid. Shumë video nga ngjarja qarkulluan në rrjetet sociale, por një nga më viralet tregoi reagimin e Pique kur filloi “Music Sessions #53”. Pique u mundua të fshihej, teksa ishte me fëmijët: Sasha dhe Milan.
Ndërsa shfaqej i qetë, sjellja e tij ndryshoi tërësisht kur filloi kënga, pasi të gjithë sytë u kthyen nga ai.
Të pranishmit u ngritën në këmbë dhe kënduan këngën me zë të lartë, ndërsa disa prej tyre po e xhironin reagimin e Pique. Që pas ndarjes nga Shakira, Gerard ka nisur një romancë të re me Clara Chian.
lokimagazine